Kadilli kërkon debat publik, 5 kërkesat që ka për Kryesinë e PD-së

Rivali i Lulzim Bashës në garën për të udhëhequr Partinë Demokratike, Fatbardh Kadilli, ka paraqitur gjatë ditës së sotme kërkesat që ka ndaj  Kryesisë.

Në një deklaratë për mediat, Kadilli  thekson se Kryesia duhet  miratojë sa më parë kandidaturat që kanë kërkuar të jenë në garë. Po ashtu ai ka kërkuar që administrata e partisë të ngrijë gjatë procesit të zgjedhjeve.

Më tej ka bërë thirrje të hapur që që të zhvillohen tre debate publike mes kandidatëve.

“I kërkoj Kryesisë së Partisë Demokratike sa vijon:

1- Të miratojë sa më parë kandidaturat që kanë kërkuar të jenë në garë.

2- Të miratojë modalitetet për mbledhjen e aktiveve te degëve ku kandidatët me kohe te barabarte të paraqesin platformat e tyre dhe të komunikojnë me anëtarësinë.

3- Të procedojë me ngrirjen e administratës së PD deri në zgjedhjen e Kryetarit.

4- Të pajisë menjëherë kandidatët me listat e plota të anëtarësisë.

5- Të organizohen tre debate, të hapura për publikun dhe median, me pjesëmarrjen e të gjithë kandidatëve, në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë.

Unë I kërkoj sot Lulzim Bashës, që atë që  i kërkoj Edi Ramës, një debat publik ja kërkoj sot. Një debat publik nuk është çështje e brendshme e Partisë Demokratike zgjedhja e Kryetarit. Ai që do të jetë Kryetar i Partisë Demokratike sot do të jetë Kryeministër i ardhshëm nesër. Duhet të jemi të hapur ndaj publikut.”- tha ai.

Shtuar 23.05.2021 17:23