Kader Kicaj i mbyll derën një rikthimi me Lumbardh Salihun: Njerëzit nuk e meritojnë gjithmonë një shans të tretë

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Kader Kicaj, ka folur hapur për mundësinë e një rikthimi në lidhjen e saj me Lumbardh Salihun, gjatë një rubrike në emisionin “Prive” me Liberta Spahiun.

Një komentues i kishte shkruar: “Jepe një shans të dytë, provoje fatin dhe bashkohu”, duke e nxitur Kaderin të reflektojë mbi të kaluarën dhe mundësinë e ndonjë pajtimi të mundshëm me ish-partnerin.

Megjithatë, reagimi i saj ishte i prerë dhe i qartë.

“Unë shans të dytë kam dhënë shumë, edhe nuk besoj që duhet me dhënë shansin e tretë. Nuk e meritojnë gjithmonë njerëzit me pas edhe një shans edhe një herë”, u shpreh Kader, duke nënkuptuar se tashmë e ka bërë përpjekjen e saj për të shpëtuar marrëdhënien dhe nuk ka më hapësirë për kthim pas.

Në vazhdim, ajo e krahasoi idenë e një rikthimi me leximin e një libri, një metaforë që tërhoqi vëmendje.

“Si me ia nis me lexu një libër për të tretën herë edhe një herë, rreshtat, fjalët e njëjta, veç me i kalu”, shtoi bukuroshja nga Prizreni.

Kader dhe Lumbardhi ishin një ndër çiftet më të përfolura gjatë kohës së tyre në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku publiku i ndoqi me kuriozitet zhvillimet e raportit të tyre.

Edhe pas përfundimit të spektaklit, marrëdhënia e tyre mbeti temë diskutimi në media dhe rrjete sociale, mes aludimeve për një rikthim të mundshëm


Shtuar 23.06.2025 19:21