“Ka tentuar të më vrasë edhe mua …”, vëllai i Etleva Kurtit dyshon se është Dan Hutra ai që i ka vrarë motrën

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjet e rënda që tronditën sot kryeqytetin, ku një vajzë e re, Etleva Kurti u vra në oborrin e banesës së saj në Kamzë, dhe dy persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën në Paskuqan.

Klodiana Lala në një lidhje live për Neës24 pohoi se ka dyshime se krimet në fjalë të jenë kryer nga i njëjti autor, Dan Hutra, duke iu referuar dyshimeve të Vladimir Kurtit, i cili rezulton i dënuar me burg përjetë për vrasjen e një çifti në Kamzë. Kurti ka pohuar për Lalën se:

“Kemi pasur përplasje në burg me të. Ishte tipi agresiv. Ai kishte paguar dy tre herë për të vrarë motrën por e kanë refuzuar… ka tentuar të më vrasë edhe mua në burg, edhe motrën time”.

“Kam bërë një bisedë të gjatë me të. Më dha fakte bindëse në lidhje me konfliktin që kanë pasur brenda në burg. Ajo pretendon se ka pasur një konflikt të ashpër për të cilin kanë qenë në dijeni të gjithë të burgosurit.

Hetimi do të zbardhë nëse është Dan Hudra autori sepse ato kanë edhe një konflikt tjetër të hapur, por Kurti pretendon se para se të lirohet Hudra e ka kërcënuar se do t’i vrasë të motrën.”, tha gjatë raportimit Klodiana Lala.


Shtuar 1.03.2023 16:28