“Ka shoqe Bonën, dyshojmë se është e Tom Doshit”, si u përgjuan qytetarët në databazën e PS

SPAK ka nisur hetimet për databazën e bërë publike pak ditë më parë në media, ku Partia socialiste kishte mbledhur të dhëna personale dhe private për cdo njeri në Tiranë.

Dosja e bërë publike kishte të dhëna mbi qytetarët nga “patronazhistët” e vendosur cep më cep Shqipërisë.

Ndërkohë që hetimet vazhdojnë nga SPAK, cdo ditë në media publikohen fakte skandaloze se si qytetarët shqiptarë janë ndjekur, spiunuar dhe investiguar për prirjet e tyre politike.

“… është parë në takimin e Tom Doshit në njësinë tonë. Dyshojmë që është e PSD pasi është shoqe me Bonën…”- shkruhet në databazën e PS për një qytetare të Tiranës duke vërtetuar se si përgjohen qytetarët nga militantët dhe njerëzit e paguar për këtë punë.  /albeu.com/

 


Shtuar 16.04.2021 14:07