Ka ngrënë dardha pas shpine..! Rama “shet” edhe Lefter Allën: Të gjejë një avokat..!

Kryeministri Rama ka vijuar me qasjen e tij të shpallur edhe më herët në lidhje me zyrtarët socialist që kanë probleme me drejtësinë, duke theksuar edhe për Lefter Allën se “duhet të gjejë një avokat”.

I pyetur në lidhje me “zyrtarët problematikë”, Rama theksoi se “PS nuk është zyrë avokatie për askënd, kështu që secili duhet të gjejë avokatë vetë” duke lënë të kuptohet që e kanë “lëshuar” Lefter Allën, ashtu siç lëshuan edhe të tjerë më të rendësishëm si ai.

SPAK ka arrestuar disa ish-ministra dhe kryebashkiakë socialist deri më tani, për të cilët Rama ka thënë edhe më parë se duhet të përballen vetë më drejtësinë.

Më herët, ai tha të njëjtën gjë edhe për Arben Ahmetajn.

“Zyrtarët e PS janë aty për t’i shërbyer qytetarëve, kur ka ngrënë dardha apo mollë pas shpinës sonë, të përballet vetëm me drejtësinë”, tha kryeministri.

Lefter Alla është kryebashkiaku i radhës që arrestohet nga socialistët, krahas Fatos Tushes dhe Agim Kajmakut. Tushe u arrestua për korrupsion, kurse Kajmaku për trafik droge në Itali. /albeu.com


Shtuar 16.03.2023 13:59