Mbrëmjen e së shtunës, vrasja e Erigers Mihasit dhe Armando Dumanit tronditën Tiranën.
Policia vijon hetimet në lidhje me vrasjen e dyfishtë në zonën e Astirit.
Efektivët kanë ushtruar kontroll në shtëpinë e Elvis Gacaj, anëtar i klanit Duka, si një person i dyshuar që mund të ketë informacion për ngjarjen e rëndë.
Por gjatë kontrollit në banesën e këtij të fundit, bashkëshortja ka thënë se ai ka ikur për peshkim jashtë Tiranës dhe se nuk mban telefon me vete.
Vrasja e dyfishtë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në zonën e Astirit në Tiranë, ku Erigers Mihasi dhe Armando Dumani u ekzekutuan me breshëri kallashnikovi nga persona të paidentifikuar, teksa po udhëtonin me mjetin tip “Audi A7”, i cili drejtohej nga 32-vjeçari Mihasi./albeu.com/