“Ka ende drejtues që sillen si bajraktarë”, Rama thirrje kryebashkiakëve: Mos fluturoni me barishte nga mbrapa

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me qytetarët e Gjirokastrës në kuadër të turit falenderues, për fitoren e PS-së në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Partia Soacialsite fitoi shumicën dërrmuese të bashkive në lokalet që u zhvilluan dy javë më parë.

Teksa falenderoi të gjithë ata që besuan votën e tyre te PS-ja, Rama tha se njerëzit kanë votuar partinë e majtë pasi kanë pritshmëri nga PS-ja. Sakaq kryeministri theskoi se votat e qytetarëve janë sfidë për bashkitë .

“Njerëzit kanë votuar sepse pavarësisht se janë të pakënaqur kanë akoma pritshmëri të lartë ndaj nesh dhe besojnë fort që vetëm ne mund t’i bëjmë gjërat që ata presin. Kjo nuk është arsye të mbushemi me vetëkënaqësi dhe të ndihemi sikur kemi lumturuar njerëzit. Në duhet të ndihemi të sfiduar se na është hedhur një dorashkë nga një shumicë që po të shikoni votat, është shumica më e madhe që ka votuar PS. Nuk është një votë kënaqësie, nuk kanë votuar për ne kaq masivisht se janë të kënaqur… këtë duhet ta kuptojmë shumë mirë nëse duam të mos fluturojmë siç thotë Tërmeti, ‘të mos fluturojmë me barishte nga mbrapa”, tha ai.

Rama shtoi se ka ende drejtues që sillen si bajraktarë, dhe se nëse vijohet kështu vota e 14 majit mund të kthehet në goditje të paimagjinueshme.

“Kur mendoj se ne kemi në qytete tona akoma zyra shteti që ua përplasin derën njerëzve në fytyrë, që kemi akoma shërbime që janë larg dinjitozes, që kemi drejtues të shtetit që sillen si bajraktarë në zyrat e shteti, kjo votë më duket një besim i ekzagjerua ri njerëzve që ka brenda një rrezik shumë të madh që nëse nuk e shpërblejmë këtë besim, mund të na kthehet në goditje që askush nuk e imagjinon dot”, tha Rama./albeu.com/