“Ka edhe më keq”, flet i plagosuri në Theth: E njoh autorin që më qëlloi me automatik

Pasditen e kësaj të diele është plagosur me armë zjarri një 47-vjeçar në Theth. Një person ka plagosur në këmbë Gëzim Ndrezajn, i cili aktualisht ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore.

Por, para se të shoqërohej në spital, i shtrirë në tokë dhe me plagën hapur, 47-vjeçari ka rrëfyer se çfarë i ka ndodhur. BalkanWeb ka siguruar deklaratën e tij.

“Ka edhe më keq. Autori më kërkoi të bëja një punë. I thashë se nuk kam mundësi. E njoh autorin, është vendali. Më plagosi me automatik. Ngjarja ndodhi para 10 minutave. Ai ishte me makinë. Më gjuajti një herë”, thotë i plagosuri./albeu.com

 

 

 

 


Shtuar 26.09.2021 16:00