“Ka bërë një nga turpet më të mëdha në histori”, Berisha vijon me akuza ndaj Bashës: Ka probeleme me drejtësinë belge

Gjatë konfeencës për media nga selia blu, ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me akuzat ndaj kryetarit të PD-së Lulzim Basha.

Berisha është shprehur se Basha ka bërë një ndër turpet më të mëdha të historisë të Europës dhe njerëzimit në rrugën e demokracisë.

Më tej, Berisha tha gjithashtu se, Basha ka probleme të mëdha me drejtësinë dhe jo vetëmshqiptare por edhe me atë belge.

“Basha ka bërë një ndër turpet më të mëdha të historisë të Europës dhe njerëzimit në rrugën e demokracisë. Unë pres anëtarët, drejtuesit, deputetët mos bëhen bashkëpunëtorë në një akt të pashembullt anti-pruralizëm, në një vendim anti-statusor të ndërmarrë vetëm për karrigen e peng Bashës, aktualisht deputeti Basha.

Mbledhja e parë ngriti komisionet që do të japë udhëzimet për organizimin e referendumit, ndau dhe vendosi që të ndajë të deleguarit që do të shkojnë për organizimin e referendumit dhe do të ngrihen kudo grupet e referendumit.

Që të dy janë dhe do të mbetet deputetë të PD-së dhe po të duan e kanë edhe nenin e fraksionit aty. Zoti Basha ka probleme të mëdha me drejtësinë dhe jo vetëm me drejtësinë shqiptare por edhe me drejtësinë Blege por deri sa të provohet pafajësia në Gjykatë neni i pafajësia vlen edhe për deputetin Basha”, tha Berisha./albeu.com


Shtuar 13.12.2021 15:19