Berisha zbulon pse nuk u lejuan mediat në Kuvendin e 11 dhjetorit

Ish-kryeministri Sali Berisha, pas mbledhjes që zhvilloi me abëtarët e Komisionit të Rithemelimit të PD në selinë blu, ka zbuluar pse nuk u lejuan mediat në Kuvendin e 11 Dhjetorit.

Berisha tha se nuk u lejuan për faktin se kishte vështirësi në lëvizje, ndërsa sa i takon shpenzimeve, Berisha tha se shumë shpejt do të bëhen transparente.

“Siç e vutë re ju, Kuvendi u zhvillua në kushtet më të veçanta. Dhe megjithë dëshirën time që ju të ishit aty ishte e pamundur lëvizja pasi votimi ka pasur vështirësi të mëdha për të lëvizur. Drejtuesit mediatikë e konsideruan dhënien si praktikë të ndjekur, dhënien e sinjalit nga një regji. Për sa u përket delegatëve ju e patë që secili ishte me barkod. Secili nga ju mund të shkojë ta marrë atë dokument dixhital.  Asnjë bërë transparente dhe do të bëhen çdo qindare shpenzimet e Kuvendit. Ju garantoj se janë minimumi 50 herë më të ulëta sesa shpenzimet që paraqet Edi Rama me pengun e tij Lulzim Basha. Por çdo gjë do të bëhet transparente me fatura dhe gjithçka tjetër. Të gjitha kutitë e votimit cilido mund të shkojë ti numërojë. Në vlerëismin tim nuk ka pasur kurrë një kuvend kaq korrekt se ky”, tha Berisha./albeu.com

 


Shtuar 13.12.2021 15:12