Juventus ka prenotuar Zidane në qershor, Reali në dijeni të kontakteve me bardhezinjtë

Real Madrid  pret të mësojë të ardhmen e Zinedine Zidane për sezonin e ardhshëm.

Tekniku francez ka edhe një vit kontratë, por e ardhmja e tij te “Los Blancos” është në dyshime.

Sipas Okdiario, Zidane interesohet nga ish klubi Juventus, duke marrë parasysh se trajneri Andrea Pirlo është nën presion pas një edicioni jo të mirë.

Thuhet se Juventus ka informuar Zidanen se duan ta zëvendësojnë me Pirlon në qershorin e ardhshëm.

Ndërsa, bordi i Realit shpreson që Zidane të qëndrojë, por nuk do ta mbajë teknikun francez kundër dëshirës.

Vendimi përfundimtar i trajnerit do kuptohet në qershor.


Shtuar 1.04.2021 17:51