Jurgis Çyrbja la mandatin e deputetit pas thirrjes në SPAK, Elisa Spiropali i njofton vakancën KQZ

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, i ka njoftuar KQZ-së krijimin e vakancës pasi deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja la mandatin e deputetit.

Çyrbja dorëzoi mandatin pasi u thirr në Prokurorinë e Posaçme ku u mor i pandehur për shpërdorim detyre.

Spiropali: Ju njoftoj se datën 9.10.2024 deputeti Jyrgis Çyrbja, ka njoftuar heqjen dorë nga mandate i deputetit. Ju njoftojmë mbarimin para afatit të mandatit të deputetit kolegut tonë për shkak të dorëheqjes.

Sa më sipër, Kuvendi ka detyrimin ligjor për të njoftuar KQZ për krijimin e vakancës.


Shtuar 17.10.2024 10:35