“Ju sollëm diell”, Rama batuta për liderët e Europës: I patë që ishin të buzëqeshur, jemi më pak të mërzitshëm se Brukseli

Kryeministri Edi Rama, ka folur për gazetarët ndërkohë që priste liderët e BE-së në Tiranë, në kuadër të samitit.

Rama tha se samiti është diçka e jashtëzakonshme dhe se është një sinjal i fortë i vetëdijes së BE që kanë nevojë për Ballkanin Perëndimor.

Nuk kanë munguar batuta nga ana e tij, i cili Tiranën e krahasoi me zhanerin e muzikës Rock and Roll ndërsa Bruselin me simfoninë, duke shtuar se ky i fundit është më i mërzishëm.

“Është diçka e jashtëzakonshme. Mendoj se është një sinjal i fortë i vetëdijes së BE se ata kanë nevojë për Ballkanin Perëndimor dhe anasjelltas. Meqë ra fjala, deri dje kishim një mot si në BE, por nuk mund t’ju prisnim me atë mot dhe ju sollëm diellin. Shpresoj që ta vlerësoni.

Këtu është Rock and Roll, në Bruksel është simfoni, është shumë pak më e mërzitshme se Brukseli, i patë të gjithë që buzëqeshnim”, tha shefi i qeverisë.

Batuta pati dhe me gazetarët.

“Mos pini gjithë verën që ju dhamë në mëngjes, se është e mirë dhe efikase”, tha Rama./albeu.com


Shtuar 6.12.2022 11:31