Ju merr shumë kohë ? Si të shkrini dhe pastroni frigoriferin vetëm për gjysmë ore

Në radhë të parë, sepse duhet të prisni që të shkrihet i gjithë akulli dhe vetëm atëherë të merrni leckën në duar. Dhe duhet kohë që akulli të shkrihet.

Fakti është se shumë modele të reja kanë rregullatorë që parandalojnë grumbullimin e akullit të tepërt, por nëse keni frigoriferë më të vjetër dhe nuk keni kohë të prisni gjithë ditën ose natën që akulli të lirohet dhe ta ndani atë nga muret e frigoriferit me thikë, ka një trik të thjeshtë që do t’ju kënaqë dhe do t’ju lehtësojë punën.

Për të gjitha këto, ju duhet ujë dhe qese.

Shumë amvise praktikojnë vendosjen e tasave me ujë të nxehtë në frigorifer. Mund të ndihmojë, por jo në këtë mënyrë. Ju duhet të derdhni ujë të nxehtë në qese, dhe më pas ta lidhni me kujdes në një nyjë. Sigurohuni që të largohet sa më shumë ajër të jetë e mundur dhe lidheni nyjën sa më fort të jetë e mundur.

Pas kësaj, vendoseni qesen në ngrirje pranë pjesëve ku akulli është më i trashë. Kini kujdes që të mos priteni, kështu që qesen e kaloni me ujë të nxehtë të mbështjellë me një leckë ose diçka të ngjashme.

Sigurohuni që të vendosni një tas nën frigorifer për të lënë ujin e akullit të kullojë dhe më pas thjesht fshijeni frigoriferin dhe kaq./albeu.com