Kompanisë “Alba Exotic Fruit” e kishte herën e gjashtë ditën e sotme që i gjendet Kokainë në kontenierët e saj të bananeve që vijnë nga Ekuadori.
Droga ditën e sotme ishte vendosur në kapakët e motorëve frigoriferikë dhë ishte një sasi prej 10 kilogram e 185 gram.
Hera e pestë që kësaj kompanie i kapet drogë në kontejnerët me banane që vinin nga Amerika Latin ishte më 7 shtator, ku u kapën rreth 7.7 kg kokainë e ndarë në 8 pako.
Në nisje të operacionit, më datë 13.07.2021, është arrestuar në flagrancë Barjon Gumeni (menaxheri i firmës) dhe është shpallur në kërkim administratori i firmës Eduart Dauti.
Kujtojmë se kompanisë ‘Alba Exotic Fruit’ i është gjendur edhe 4 herë të tjera kokainë në kontejnerët që vinin për llogari të saj. Më herët më 29 korrik në kontejnerët e kësaj kompanie u gjetën dhe gjetën rreth 7 kilogramë.
Pas ngarkesës së parë një tjetër ngarkesë prej 11.6 kilogramësh u sekuestruara më 13 korrik në portin e Durrësit, ndërsa një tjetër sasi prej 6.5 kilogramë është kapur nga policia më 23 korrik, raporton abcneës.al.
Kujtojmë se në vitin 2019 kësaj firme iu kap në Greqi në portin e Pireut një ngarkesë prej 137 kg kokainë që si destinacion final kishte portin e Durrësit. Në atë kohë kokaina u zëvendësua me oriz nga DEA amerikane.
‘Alba Exotic Fruit’ është një kompani, e cila vepron në treg prej vitit 2011 dhe rezulton të jetë në pronësi Eduart Dautit dhe Barjon Gumenit. Ky i fundit u arrestua më 13 korrik, kur policia zbuloi ngarkesën prej 11.6 kilogramësh kokainë, për të cilën Gumeni u shpreh se nuk ka lidhje. Nga ana tjetër Eduart Dauti, i cili zotëron dhe pjesën më të madhe të aksioneve të kësaj kompanisë, është shpallur në kërkim.
Njoftimi i policisë:
Port, Durrës/ Vijon operacioni policor i koduar “Rada”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.
Sekuestrohet një tjetër sasi kokaine në një nga kontenierët e firmës “Alba Exotic Fruit”.
Në kuadër të operacionit “Rada”, të nisur më datë 13.07.2021, në Portin e Durrësit, ku nga Task Forca permanente e përbërë nga Policia Kufitare, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe autoritetet doganore të Portit është gjetur dhe sekuestruar lëndë narkotike kokainë, në një nga kontenierët për llogari të firmës “Alba Exotic Fruit”, tjetër sasi kokaine është sekuestruar ditën e sotme.
Në vijim të operacionit “Rada”, mesditën e sotme, nga Task Forca permanente që vepron në Portin e Durrësit, është ushtruar kontroll i imtësishëm në dy nga kontenierët e ngarkuar me banane, që kishin ardhur nga Ekuadori, për llogari të kësaj firme. Si rezultat i kontrollit të imtësishëm, në pjesën fundore, te kapakët e motorëve frigoriferikë të dy kontenierëve u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 10 kilogramë e 185 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.
Task Forca permanente që operon në Portin e Durrësit dhe Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit vijojnë veprimet hetimore, nën drejtimin e SPAK-ut. /albeu.com