Ju gjet municion luftarak në banesë, arrestohet 39-vjeçari

Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia në Tepelenë, pasi gjatë kontrollit të banesës i janë gjetur municion luftarak.

Sipas informacioneve në prangat e policisë ka rënë 39-vjeçari R.I, banues në fshatin Dukaj, Tepelenë, pasi dyshohet si posedues i një kasete metalike me 540 fishekë luftarak në të, e cila u gjet në lagjen “Demokracia” dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë arrestuan shtetasin R. I., 39 vjeç, banues në fshatin Dukaj, Tepelenë, pasi dyshohet si posedues i një kasete metalike me 540 fishekë luftarak në të, e cila u gjet në lagjen “Demokracia” dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Vijojnë veprimet hetimore për përcaktimin e përgjegjëisë penale të 39-vjeçarit, në lidhje me këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 29.05.2023 14:48