Jozefina Topalli: Mazhoranca bën presione për të manipuluar votën e diasporës

Drejtuesja politike e diasporës në Partinë Demokratike, Jozefina Topalli, ka deklaruar se duhet të merren masa në mënyrë që të ndalet emigrimi masiv i shqiptarëve jashtë vendit.

Ndryshe sipas saj, Shqipëria do të kthehet në një azil gjigand të të moshuarve dhe Shqipëria nuk do të ekzistojë më kështu siç e njohim në vetëm një dekadë.

Ajo u shpreh gjithashtu se mazhoranca po bën gjithçka në dorë me presione, para jo të ligjshme dhe presion ndaj administratës për të manipuluar votën, por sipas saj diaspora e ka të qartë që në datën 11 maj do të votojë numrin 1.

“Thirrje çdo shqiptari që të mos pranojë të bëjë me video apo fotografojnë votën që i kërkohet përmes presonit që i bëhet familjarëve të tyre në administratë. Edhe në raportin e OSBE përmendej përdorimi i administratës, i parave edhe nga pushteti lokal edhe për të çuar autobusë, pra nuk ka dyshim që para tjetër po përdor mjete të dënueshme.

Por pavarësisht kësaj, mesa duket diaspora dhe shqiptarët e kanë në ndërgjegje të qartë se çfarë do të bëjnë dhe që do të votojnë numrin 1”, u shpreh ajo.