Sot në mesditë duhet të përfundojë analiza e ADN-së e mostrave të marra nga familjet e viktimave në aksidentin e rëndë të autobusit në Bullgari, të cilat po kryhen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Shkup.
“Prokuroria Publike pret që sot hetuesit nga Republika e Bullgarisë t’i marrin këto mostra dhe t’i bëjnë analizat”, deklaroi sot në mëngjes prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Lubomir Joveski në lidhjen online për televizionin bullgar “Bulgaria on Air”./alsat