BE-ja nuk po bën asgjë dhe po e lejon Bullgarinë, e cila sigurisht nuk është ndër anëtarët më të fuqishëm, të pengojë që Shkupi zyrtarisht të negociojë me Brukselin, tha për REL Edward Joseph, pedagog në Universitetin Johns Hopkins në Uashington.
Joseph shpjegon ndikimin e “lodhjes” që kanë vendet e Ballkanit në procesin e anëtarësimit në BE.
“Lodhja nga zgjerimi është një problem i madh sepse është një dhuratë për presidentin serb Aleksandar Vuçiq, i cili mund ta paraqesë tek votuesit si mendjelehtësi dhe mosinteresim të partnerëve evropianë duke treguar shembullin e Maqedonisë së Veriut, e cila është e bllokuar nga Bullgaria në rrugën drejt BE-së. Unioni nuk po bën asgjë, ashtu si Gjermania gjatë presidencës, që lejoi Bullgarinë, e cila sigurisht nuk është ndër anëtarët më të fuqishëm, të pengojë zyrtarisht Shkupin nga negociatat me Brukselin. Vuqi mund të thotë se Maqedonia e Veriut madje ka ndryshuar emrin për të zhbllokuar rrugën drejt integrimit euroatlantik dhe Sofja zyrtare tani po e bllokon atë. Vuqiç ka të drejtë edhe kur e pohon këtë. Pyetja është si të zgjidhet ky problem?”, tha Joseph./tv21