Batuta ka pasur mes Luizit dhe Jorit në shtëpinë e BBV, ku këngëtari ka ngacmuar modelen duke i vënë në pah linjat e saj trupore dhe provokimet që ajo bën me veshjet.
Këtë të premte, teksa modelja ka dalë me bikini në oborr për të marrë rreze dielli, nuk kanë munguar batutat e Luizit.
Ndërkohë që ka qenë Kristi dhe Lorenci ata që e kanë kritikuar Luizin duke i kujtuar se është i lidhur me Kiarën dhe se do ta ketë mërzitur moderatoren me sjelljen e tij.
Luizi: O Jor, na i more tana kamerat mikrofonat vëmendjen dronat. Kujdes, kujdes.
Jori: Hajdeni dhe ju merrni cik diell.
Luizi: Për ca me ardh ne, me u duk ti dhe ma e bukur. Me nejt afër teje unë dukem si..ku di unë.
Kristi: Si dordolec.
Luizi: Po mirë moj a s’të vjen keq për ne që na bën të ndihemi keq? Sa morëm vesh që do me u zhvesh ti, u veshëm të tërë. Kujt je duke i thënë mos më shikoni? O Jor dëshiron ndonjë gjë për të pirë? Ca do ti?
Kristi: O Luiz po nuk bën o burrë.
Luizi: Ca po bëj? Po shtyj kohën ca të bëj. A të merrem me ty?
Kristi: Po jo në këtë mënyrë.
Luizi: Kam dy variante, me u marr me ty a me Jorin?
Kristi: Po je burrë në lidhje.
Luizi: Ky s’është në terezi, unë s’jam tu shku tu u martu mor.
Lorenci: Po nuk deshe me të ardh ndonjë palë gërshërë me dron. Gërshëra të pres me mall Kiara./Albeu.com/