Johnson në samitin e G7: Duhet të mbështesim Ukrainën, por duhet të jemi të sinqertë edhe në lidhje me implikimet

Kombet më të pasura të botës po fokusohen në mënyrën se si të mbajnë të bashkuar koalicionin e mbështetjes për Ukrainën në një kohë kur realisht do të ketë lodhje në popullsi dhe politikanë, thotë Boris Johnson.

Duke folur në samitin e G7, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar tha se gjëja më e pabesueshme në lidhje me mënyrën se si Perëndimi i është përgjigjur pushtimit të Ukrainës nga Putini ka qenë uniteti.

Për të mbrojtur unitetin, udhëheqësit duhet të jenë me të vërtetë të sinqert” në lidhje me implikimet e asaj që po ndodh, dhe ndikimin në kostot e energjisë apo ushqimit apo çfarëdo qoftë, tha Johnson.

Kjo është diçka që ia vlen të “mbrohet së bashku”, parimi që një vend i lirë si Ukraina nuk duhet të pushtohet me dhunë dhe të ndryshohen kufijtë e tij me forcë, shtoi ai.

“Dhe pasojat e asaj që po ndodh, për botën janë të vështira. Por çmimi i tërheqjes, çmimi i lejimit të Putinit të ketë sukses… do të ishte shumë, shumë më i lartë”, tha Johnson./albeu.com


Shtuar 26.06.2022 12:37