Johnson & Johnson ndaloi në heshtje prodhimin e vaksinës në një fabrikë kyçe

Vendimi i Johnson & Johnson për të ndërprerë në heshtje prodhimin e vaksinës monovalente në fabrikën e saj në Leiden është një çështje shqetësuese, me shqetësim të madh për dërgesat e dozës.

Kompania siguron se ka miliona doza në magazinë. Kjo vaksinë është një opsion për pjesën më të madhe të botës në zhvillim. Megjithatë, kompania tashmë ka mbetur prapa në dërgesat në vendet më të varfra. Fabrika u mbyll në heshtje, sipas Neë York Times.

Ndërprerja duket të jetë e përkohshme, pasi fabrika në qytetin holandez të Leiden pritet të nisë prodhimin e vaksinave pas një pauze prej disa muajsh.

Aty, thuhet në informacion, po prodhohet një vaksinë eksperimentale për një virus tjetër. Nuk është e qartë nëse “ngrirja” do të ndikojë në furnizimet, të cilat mund të reduktohen./albeu.com


Shtuar 8.02.2022 18:26