Johnson i jep fund “beqarisë”, martohet me partneren 23 vjet më të re (FOTO LAJM)

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, është martuar me të dashurën e tij në një ceremoni sekrete mëngjesin e së shtunës.

Johnson, 56-vjeçar, i ndërruan unazat me Symonds, 33-vjeçare, në një katedrale në Westminster, përpara familjes së ngushtë dhe miqve, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

I pari i ekzekutivit britanik bëhet kryeministri i parë që martohet në këtë pozitë, që prej 1822’ës.

Lista e mysafirëve e ceremonisë përbëhej prej 30 personave.


Shtuar 29.05.2021 21:47