Johnson dha dorëheqjen, ja dy emrat që mund të zëvendësojnë postin e tij

The Guardian ka publikuar së fundmi të dhënat e një sondazhi të konservatorëve, sipas të cilës pasardhësi i Boris Johnson në krye të partisë, mund të jetë midis Ben Wallace, Sekretar i britanik i Mbrojtjes dhe Penny Mordaunt, e cila shërben si Ministre e Shtetit për Politikat Tregtare që nga viti 2021.

Person i cili ka marrë më shumë mbështetje është Ben Wallace: 54 për qind të votave, ndërsa 30 përqind e votuesve kanë votuar pro kandidaturës së Penny Mordaunt.

Vetëm 15 përqind e të anketuarve kanë abstenuar./albeu.com