Johnny Depp feston ditëlindjen, sa vjeç mbush aktori më i përfolur i momentit

Ylli hollivudian, Johnny Depp feston sot ditëlindjen. Aktori më i përfolur i momentit mbush 59 vjeç. Pak ditë më parë, aktori fitoi gjyqin për shpifje kundër ish gruas së tij, Amber Heard. Gjyqi disa javor për dhunën në familje, solli në plan të parë jetën personale të aktorit.

Juria prej 7 anëtareshë në gjykatë i dha të drejtë Johnny-t pasi dëgjuan për disa javë dëshmitë e palëve përkatëse. Aktori shprehu lumturinë duke thënë se më në fund juria i kishte rikthyer jetën pas betejës së gjatë me Amber mbi akuzat e ndërsjella për abuzim në familje.

Ai është konsideruar gjithmonë si një ndër aktorët më të mirë hollivudianë por vëmendja ndaj tij mori përmasa gjigante për shkak të gjyqit që u ndoq live. Kjo u reflektua së fundmi dhe me numrin e madh të ndjekësve që mori në TikTok, menjëherë sapo hapi llogarinë e tij./ h.ll/albeu.com

Johnny Depp fans sing Happy Birthday on final night of Jeff Beck tour

Happy Birthday Johnny Depp! | Johnny depp, Young johnny depp, Johnny

900+ idées de Johnny Depp | john depp, actrice, johnny depp


Shtuar 9.06.2022 13:35