Johnny Depp emocionon fansat, shfaqet me pamje të re nga koncerti në Zvicër

Johnny Depp së fundmi po fillon të përshtatet me jetën e rregullt, i cili sapo ka dalë nga një prej gjyqeve të profilit të lartë, ku edhe u shpall fitues.

Ylli i “Pirates of the Caribbean” ka kaluar shumë kohë në Mbretërinë e Bashkuar që nga përfundimi i gjyqit, i cili e shpalli fajtore ish-partneren e tij, Amber Heard, për një tekst të shkruar në 2018 në “Washington Post”.

Megjithatë, Depp tani është larguar nga Anglia dhe momentalisht është në Evropë, ku destinacioni i tij më i fundit është Zvicra.

Pas një koncerti në Montreux të premten, aktori i kthyer në këngëtar u fotografua duke ua bërë me dorë fansave nga autobusi i tij, ndërsa shfaqte gjithashtu një pamje të re.

Kjo pamje e re ishte në përputhje me mënyrën se si Depp është veshur më parë, me një numër gjerdanësh argjendi. Ndërkohë, flokët e tij natyral të çrregullt dukeshin një nuancë më të çelur se javët e fundit.

Kur Depp u zhvendos në pjesën e përparme të autobusit për t’u përshëndetur me fansat, shihej një numër i madh i aksesorëve për të kompletuar ansamblin.

Johnny u largua nga autobusi i turneut, këtë herë duke shtuar një kapelë Fedora mjaft tërheqëse, me ngjyrë të kuqe, përpara se të zhvendosej në një vend tjetër në Zvicër.

Artisti po punon së bashku me disa prej emrave më të mëdhenj këngëtarësh ku dhe projekti i tij i fundit është një album me 13 këngë të realizuar së bashku me mikun e tij, Jeff Beck./albeu.com