Joao lë “bosh” sulmin e Atletico Madrid, “bardhekuqtë” për pazar në Barcelonë

Me kalimin e Joao Felix te “londinezët” e Chelsea, reparti ofensiv i Atletico Madrid është dobësuar edhe më shumë dhe për këtë arsye bordi drejtues ka vendosur të afrojë me pajtetër një lojtar sulmues në këtë fazë të merkatos.

Sipas gazetarit të mirënjohur të merkatos, Fabrizio Romano, Barcelona dhe Atletico Madrid janë duke negocuar transferimin e Memphis Depay, në “Ëanda Metropolitana”, me “colchonerot” të cilët janë shumë të interesuar për afrimin e 28-vjeçarit hollandez, në Madrid.

Nga sa kanë bërë të ditur mediat, vetë Memphis është dakord me kalimin, ndaj pjesa më e rëndësishme tani janë negociatat mes klubeve.

Deri më tani këtë sezon, fantazisti i “tulipanëve” ka luajtur dy herë këtë sezon në La Liga dhe ka shënuar vetëm një gol. /albeu.com