Jo vetëm vrasje, Tafani rrëfen dhe përfshirjen e grupit të Laert Haxhisë në trafikun e drogës! Kryeprokurori i Elbasanit paraqitet në SPAK

Kryeprokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi ka mbërritur këtë të mërkurë në SPAK, ku ka zhvilluar një takim me prokurorët e posaçëm për dosjen e Elbasanit.

Burime për gazetaren Anila Hoxha pohuan se Tafani ka rrëfyer dhe për trafik kokaine të cilin sipas tij, Laert Haxhiu e kryente në bashkëpunim me një grup kriminal në Fier dhe me një tjetër grup në Greqi.

Ngarkesat e kokainës kanë hyrë në Europë në kohë të ndryshme, ka rrëfyer Tafani dhe janë dërguar nga vende të Amerikës Latine me mbështetjen e një tjetër shqiptari që jeton në Greqi.

Pritet që drejtësia shqiptare të dërgojë letërporosi dhe të kryejë disa akt-ekspertiza për të provuar gjithçka thotë Tafani.

Midis tyre thanë burimet e gazetares, është edhe dëmtimi i njërit prej autorëve teksa largohej nga Tepelena pasi kryen një vrasje./tch