Jo vetëm Vis Martinajn, SPAK shpall në kërkim dhe krahun e tij të djathtë

SPAK ka shpallur në kërkim jo vetëm Ervis Martinajn, që është i zhdukur prej vitit të kaluar, por dyshohet edhe mikun e tij Elion Hato. Ai njihet si krahu i djathtë i “mbretit” të basteve.

Ai është ekspozuar në ngjarjen e masakrës së 4 Tetorit 2018 të ndodhur në ish-bllok.

Policia e Shtetit dhe SPAK zbarkoi për kontrolle në banesat e të shumëkërkuarit Ervis Martinajt. Prej pothuajse një viti ‘bosi’ i lojërave të fatit është zhdukur.

Gjithashtu, në një dosje prokurorie thuhet se nëna e Elionit, Bisere Hato, ka përfituar nga Ervis Martinaj përmes kontratave të dhurimit, dy pasuri.

Një pasuri prej 120 m2 me vlerë 8 milion lekë të vjetra, që është blerë nga biznesmeni dhe i është dhuruar më pas Hatos. Ndërsa një tjetër pronë Truall+Ndërtesë me vlerë 84 milion e 500 mijë lekë të vjetra, është pasuria e dytë që i është dhuruar nënës së Elio Hatos.

Për t’u rikthyer te ngjarja e sonte, kontrollet vijnë në kuadër të operacionit të SPAK ku u arrestuan policë, anëtari i bandës së Bajrave, prokurorë, biznesmenë, ish komisar dhe Specialisti i Drejtorisë së Krimeve.

 


Shtuar 27.07.2023 22:48