Vetëm pak minuta më parë, Komiteti Teknik vendosi të shtyjë me dy orë orën policore në Shqipëri duke e shtyrë nga ora 20:00 deri orën 22:00.
Gjithashtu, Komiteti Teknik i Ekspertëve propozon hapjen e fluturimeve me Britaninë e Madhe.
Ogerta Manastirliu: Duke marrë në konsideratë përmirësimin e ndjeshëm të situatës së epidemisë në Mbretërinë e Bashkuar një shtet i cili ka pasur një ecuri shembullore sa i përket vaksinimit, e cila është pasyqruar me rënien e ndjeshme të të shtruarve në spitale dhe fataliteteve Komiteti Teknik i Ekspertëve ka propozuar rihapjen e fluturimeve me këtë shtet.