Jo vetëm fushatë por edhe modë, Rama “reklamon” atletet me logon e PS

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me të rinjtë në zonën  e Laprakës në Tiranë, ku mbante në duar dy alette me logon e PS-së.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se për të vrapuar duhen të dyja këmbët, ku nuk ka lënë pa sulmuar edhe opozitën. Ai tha se është në sfidë kundër atyre që janë bashkë dhe që duan të përçarjnë ‘skuadrën’ e tij.

“Për të vrapuar duhen të dyja këmbët. Për mua dhe të githë ne, sfida e madhe është që të bashkojmë forcat e jashtëzakonshme e njerëzve të zakonshëm. Sfida jonë e madhe është jo vetëm kundër të gjithëve, por vetëm kundër atyre që janë bashkë, për të na mbajtur të përçarë. Vetëm kundër atyre që janë bashkë për të thënë se në këtë vend gjithçka ka shkuar më keq se 8 vite më parë.

Ndërkohë nëse ky vend sot është ngjitur deri në një pikë dhe ka shansin që të ngjitet shumë më lartë, kjo ka ndodhur vetëm sepse ne nuk jemi vetëm, por të bashkuar me të gjithë ata që pavarësisht përfaqësive politike dhe krahinore, kanë besim të brendshëm se jeta e tyre mund të bëhet më e mirë këtu, duke punuar, duke punuar, duke mos pritur se jeta të ndryshojë sa hap e mbyll sytë me receta çudibërëse”, u shpreh Rama.


Shtuar 11.04.2021 15:17