Jo vetëm Dua Lip-ën, J Balvin ndjek në “Instagram” këngëtaren e njohur shqiptare

Këngëtari i njohur me famë ndërkombëtare, J Balvin ka marrë pjesë ditën e dytë të festivalit Sunny Hill të organizuar në Kosovë.

Ai realizoi një super perfomancë ku elektrizoi skenën sëbashku me fansat e tij, të cilët nuk ndaluan në asnjë moment së kënduari këngët e tij.

Këngëtari ka ndarë edhe një mesazh në Instagram. “Të dua Kosovë, kurrë mos ndaloni së ëndërruari”, shkruan J Balvin duke pozuar edhe me flamurin e Kosovës.

Mirëpo, J Balvin nuk ndjek vetëm Dua Lipën në Instagram. Ai ka bërë “follow” edhe reperen e njohur, Tayna-n ku kjo e fundit ende nuk ja ka kthyer follow-n.

Kujtojmë se këngëtari me famë ndërkombëtare numeron miljoan ndjekës në rrjetet e tij sociale./albeu.com