Jo vetëm armë në burgun e sigurisë së lartë, Sokol Mjacajt iu sekuestrua telefon tre muaj më parë

Përveç armës me të cilën vrau Arben Lleshin, Sokol Mjacajt i ishte sekuestruar një aparate cellular rreth tre muaj më parë.

I njëjtin aparat celular pritet t’i nënshtrohet një ekspertize të plotë për të gjurmuar telefonatat e tij me persona me rekorde kriminale jashtë qelive të burgut. Hetuesit shpresojnë se aty mund të gjejnë materiale dhe biseda, të cilat do të japin drejtim në hetime. Në përpjekje për të zbuluar më shumë janë kryer kontrolle banesash në Dukagjin, në shtëpinë e Sokol Mjacajt dhe vëllait të tij.

Por gjithçka që policia gjeti ishte mjerim dhe varfëri e tejskajshme. Hetuesit kanë marrë në pyetje edhe 12 personat e tjerë të arrestuar për shpërdorim detyre, mes tyre drejtori i burgut Kamber Hoxha dhe funksionarët e tjerë. Ata kanë shpjeguar vetëm për rolin e pozicionit të tyre në punë, pa dhënë më tej shpjegime.

Arma, e cila fillimisht u raportua se ishte hedhur me dron, rezultoi e fshehur në qelinë e Mjacajt. Ishte vetë i dënuari me burgim të përjetshëm ai që it ha hetuesve se e kishte mbajtur armën rreth 20 ditë në qeli dhe e kishte ndihmuar dikush nga stafi për ta future, por pa dhënë detaje.

Pasi Sokol Mjacaj kreu vrasjen dhe nisi të kërcënojë të tjerët se do i vriste, moment kur edhe ka kërkuar drejtorin e burgut për të negociuar, burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se një pjesë e të burgosurve kanë tentuar ta neutralizojnë. Pas dorëzimit përmes negociatave për sigurimin e jetës ka rezultuar se në pistoletën e tij nuk kishte më plumba dhe rrjedhimisht presioni dhe kërcënimet kanë qenë me pistoletë bosh.


Shtuar 17.12.2023 11:04