Jo Edi, Rama zbulon për herë të parë cili është emri i tij që mori gjatë pagëzimit

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se emrin e pagëzimit e ka Paulin.

Teksa ishte i ftuar në emsionin “E diell” ditën e djeshme ai ka zbuluar se emri Paulin është i xhaxhait të tij, i cili ka ndërruar jetë nga një aneurizëm e zemrës.

Gjyshja me kishte pagëzuar natën me një prift dhe unë emrin e pagëzimit e kam Paulin që është emri i xhaxhait, i cili vdiq shumë i ri nga një aneurizëm e zemrës” tha Rama në “E Diell”. /albeu.com/

 


Shtuar 19.04.2021 08:16