Jo C-ja, kjo është vitamina që mund të ulë rrezikun e infektimit me Covid-19

Një studim i ri nga Universiteti i Chicago Medicine ka zbuluar se kur bëhet fjalë për Covid-19, vitamina D mund të ulë rrezikun e infektimit, veçanërisht te njerëzit me ngjyrë.

Studimi, i publikuar në JAMA Open Netëork më 19 mars, ekzaminoi në mënyrë retrospektive lidhjen midis niveleve të vitaminës D dhe gjasave për t’u testuar pozitiv për Covid-19, raporton albeu.com.

Ndërsa nivelet prej 30 ng/ml ose më shumë zakonisht konsiderohen të mjaftueshme, autorët zbuluan se individët me ngjyrë që kishin nivele nga 30 -40 ng/ml kishin një rrezik 2.64 herë më të lartë për të dalë pozitiv për COVID-19 sesa njerëzit me nivele 40 ng. /ml ose më shumë.

Lidhje statistikisht domethënëse të niveleve të vitaminës D me rrezikun e Covid-19 nuk u gjetën te njerëzit e bardhë.

Studimi shqyrtoi të dhënat nga më shumë se 3,000 pacientë në UChicago Medicine, të cilët kishin testuar nivelet e tyre të vitaminës D brenda 14 ditëve përpara një testi për Covid-19.

Ekipi hulumtues tani po rekruton pjesëmarrës për dy prova klinike të veçanta që testojnë efikasitetin e suplementeve të vitaminës D për parandalimin e Covid-19, raporton albeu.com.

Ky hulumtim është një zgjerim i një studimi të mëparshëm që tregon se mungesa e vitaminës D (më pak se 20 ng/ml) mund të rrisë rrezikun e testimit pozitiv për COVID-19. Në studimin aktual, këto rezultate u mbështetën më tej, duke gjetur se individët me mungesë të vitaminës D kishin një shans 7.2% për t’u testuar pozitivë për virusin. Një studim tjetër zbuloi kohët e fundit se, më shumë se 80% e pacientëve të diagnostikuar me Covid-19 kishin mungesë të vitaminës D./albeu.com


Shtuar 9.11.2021 08:17