“Jetonte për rolet e tij”, Zhani Ciko kujton Mirush Kabashin: Nuk i thuhej jo, e nderonte skenën

Ditën e sotme mbahen homazhe për aktorin e e njohur Mirush Kabashi, i cili u nda dje nga jeta pas një sëmundje të rëndë.

Zhani Ciko ka treguar për bashkëpunimet me Kabashin dhe kur ky i fundit interpretoi për herë të parë në një koncert rolin ‘Sokrati’.

“Mirushi mendonte për rolet e tij, jetonte për to. Një ditë Mirushi më afrohet dhe më thotë; kam përgatitur rolin që do të jetë më i rëndësishmi në karrierën time. Unë i thashë; ty nuk të thuhet jo se ti nderon skenën. Kur bëjmë ne koncertin, skena do të jetë e jotja. U habitëm se ishte veshur me një veshje të veçantë dhe doli e interpretoi ‘Sokratin’ e tij për herë të parë. Mua më ngjalli satisfaksion”, tha Ciko.


Shtuar 6.12.2023 11:47