Pas marrjes së kontrollit nga talebanët në Afganistan, duket se gjithçka ka ndyshuar drastikisht.
Jeta atje nuk është më e njëjtë si më parë, mungon argëtimi dhe vendin e ka pllakosur heshtja.
Talebanët janë kudo, në pika kontrolli që dikur zyrtarisht ishin policia dhe shpesh shërbenin si barrikada ushtarake. Ata tashmë kontrollojnë trafikun, kontrollojnë automjetet dhe në veçanti ato mjete që dikur i përkisnin policisë dhe ushtrisë.
Korrespondenti i BBC-së nga Afganistani, ka raportuar për jetën në qendrën e kryeqytetit afgan, Kabul. Sipas tij, trafiku është paksa i rënduar, e shumica e dyqaneve janë të mbyllura.
“Kam parë disa gra në rrugë. Mbanin maska kundër COVID-19 dhe kokat i kishin të mbuluara”, ka shtuar gazetari i BBC-së.
Më tej ai ka theksuar se në asnjë rrugë apo lokal nuk mund të dëgjosh zë të ndonjë televizori apo radioje dhe lërë më muzikë.
Ndërsa në hotelet që dikur mbretëronte shpirti argëtues nën tingujt e muzikës së Lindjes së Mesme, sot dukej sikur gjithçka ka vdekur.
Sipas korrespondentit të BBC-së, qytetarët janë tej mase të frikësuar pavarësisht që në një farë forme po mundohen ta vazhdojnë jetën, duke tentuar të besojnë se nuk po ndodh asgjë./albeu.com/