I trembeshin erës dhe reshjeve të shumta në rrugët e zonës së Bretanjës në Francë. Por në fakt ajo që e bëri të paharrueshme etapën e 108 të Turiq të Francës, nga Bresti në Landerno, ishte një pankartë ku shkruhej “Jepi gjyshi jepi gjyshe” e fokusuar nga kamera ndërkohë që mbahej në dorë nga një e re 47 kilometra nga finishi.
Kur grupi i çiklistëve arriti thuajse në majë, drejt kësaj pankarte shkoi gjermani Tno Martin. Në një rrugë të gushtë, rrëzimi i tij shkaktoi një varg zinxhir rrëshqitjesh.
Më pas u duk se grupi u riformua dhe vazhduan garën, por 10 km nga fundit shkaktohet rrëzimi tjetër masiv, kur një nga çiklistët e skuadrës Movistar përveçse humbi kontrollin mori përpara edhe disa spektatorë që ndodheshin buzë rruge. Një rrëzim që përfshi mbi 20 çiklistë, mes tyre edhe pretendenti kryesorë Chris Froome, katër herë fituesi i Turit të Francës.