Jep dorëheqjen!/ Zhupa me pankartë, Manastirliu: Ju latë në harresë mësuesit

Kanë vijuar debatet në Kuvend ditën e sotme edhe gjatë kohës që po diskutohej amendamenti i deputetit të PD-së Edmond Spaho për të rritur me 1% buxhetin prë arsimin. Deputetët e opozitës kërkuan dorëheqjen e ministres së Arsimit Ogerta Manastirliu. Në një moment Zhupa vendosi një fletë në foltore ku shkruhej “jep dorëheqjen”.

Kryetarja e Kuvendit ndërhyri për të kërkuar që të hiqet. Ndërkohë ministrja Manastirliu akuzoi PD-në se kur la pushtetin kishte lënë arsimin në shkretëtirë ndryshe nga mbështetja që kanë dhënë socialistët.

“Kishit lënë arsimit në shkretëtirë. Buxheti ishte në pikën më të zezë të tij ku nuk paguheshin pagat jo më të mendohej për rritjen e pagave. Ju latë në harresë mësuesit. 82 mld lekë parashikohet buxheti për arsimin për 2025, ¾% e GDP. Shpenzimet për arsimin zënë 10.8%. Arsimi vijon të mbetet absolut për qeverisjen e PS-së e këtë e ndjejnë dhe qytetarët shqiptarë. Me shkolla të rindërtuara, paga. Rritëm 18.8 % rritëm buxhetin e arsimit nga viti 2024″, tha Manastirliu.


Shtuar 3.12.2024 17:12