Jep dorëheqjen Sekretari Organizativ i PD

Sait Dollapi ka dhënë dorëheqjen nga posti i Sekretarit Organizativ në Partinë Demokratike.

Ky vendim, vjen pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit nga ana e demokratëve. Mësohet se Dollapi, ka paraqitur dorëheqjen një javë më parë, por gjithçka është mbajtur sekrete që gjithçka të shtyhej deri në rizgjedhjet e kryetarit.

Dorëheqja e Dollapit është pasuar me atë të sekretarit të burimeve njerëzore Ervin Minarolli. Të dy sekretarët morën detyrat 4 vite më parë pasi Lulzim Basha u rizgjodh kryetar me një proces të kontestuar brenda PD-së.


Shtuar 10.05.2021 12:58