Jep dorëheqjen nga detyra kreu i IKMT-së, rikthehet Dallëndyshe Bici

Kreu i IKMT-së, Ajet Zyberaj, ka dhënë dorëheqje nga posti. Në vend të tij, në krye të IKMT-së do të jetë Dallëndyshe Bici, e cila u shkarkua dje si zv.ministre e Mbrojtjes.

Ky është një rikthim i Dallëndyshe Bicit, pas largimit nga detyra në vitin 2021, e cila ndërkohë ka një dosje të hapur në Prokurori.

Bici është nën hetim për shpërdorim detyre, për prishjen e ndërtimeve me leje.

Shtuar 1.09.2022 20:25