Jep dorëheqjen kryeministrja britanike, Liz Truss

Gjatë një deklarate për shtyp kryeministrja britanike Liz Truss ka bërë zyrtare dorëheqjen nga posti i saj.

Truss mori mandatin e saj të kryeministres dhe e ushtroi këtë detyre vetëm për 45 ditësh në detyrë.

Ajo tha se erdhi në detyrë në një kohë “paqëndrueshmërie të madhe ekonomike dhe ndërkombëtare”.

“Unë e njoh… duke pasur parasysh situatën, nuk mund ta dorëzoj mandatin me të cilin u zgjodha nga Partia Konservatore.”

Kujtojmë se problemet filluan kur kancelari i saj i parë, Kwasi Kwarteng, tronditi tregjet financiare me mini-buxhetin e tij më 23 shtator.

Që atëherë, shqetësimi i konservatorëve është shndërruar në zemërim të gjerë brenda partisë parlamentare.

Ata ranë dakord që brenda javës së ardhshme do të ketë zgjedhje për lidershipin, duke shtuar se ajo do të qëndrojë si kryeministre derisa të zgjidhet një pasardhës.

Ky është mandati më i shkurtër i postit të kryeministrit në Mbretërisë së Bashkuar.

Kryeministri i dytë më i shkurtër ishte George Canning, i cili shërbeu për 119 ditë pasi vdiq në 1827./albeu.com


Shtuar 20.10.2022 14:40