Valentin Yumashev, dhëndri i ish-presidentit rus Boris Yeltsin, ka dhënë dorëheqje në prill si këshilltar i Putinit i Vladimir Putinit , raporton Reuters, duke cituar dy burime të afërta me këshilltarin.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peshkov nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.
Ndërsa Valentin Yumashev nuk pranoi të komentojë.
Ludmila Tellen, zv/drejtoreshë e Qendrës Presidenciale Boris Yeltsin (një institucion në të cilin Yumashev është anëtar bordi), tha për Reuters se Yumashev kishte dhënë dorëheqjen si këshilltare në Kremlin në prill.
E pyetur për arsyen e dorëheqjes së tij, ajo tha se “ka qenë iniciativë e tij ”.
Personi i dytë nga rrethi i tij, i cili foli në kushte anonimiteti, konfirmoi gjithashtu se Yumashev dha dorëheqjen në prill./albeu.com