“Jemi të gatshëm për ndihmë”, Xhaçka reagon për tërmetin shkatërrues në kufirin Turqi-Siri

Ministrja për Punët e Jashtme dhe për Evopën, Olta Xhaçka ka ndarë mesazhin e saj për tërmetin shkatërrues në Turqi e Siri, që la të paktën 500 viktima.

Nëpërmjet një postimi në rrjtete sociale, Xhaçka garanton ndihmën për Turqinë nga ana e Shqipërisë.

“Lutjet tona shkojnë për viktimat e tërmetit tragjik që goditi Turqinë dhe Sirinë sot duke shkaktuar qindra viktima. Në këtë moment të vështirë ne jemi të gatshëm të ndihmojmë Turqinë në çdo mënyrë që mundemi,” shkroi Xhaçka.

Më shumë se 500 persona janë vrarë në dy vende (Turqi dhe Siri) pasi një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 goditi Turqinë jugore herët të hënën.

Të paktën 284 persona kanë vdekur dhe më shumë se 2,300 janë plagosur në Turqi, sipas nënpresidentit të vendit Fuat Oktay.

Në Siri, të paktën 237 njerëz u vranë dhe 639 u plagosën, njoftoi agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA, duke cituar një zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve në Turqi dhe Siri tani është të paktën 521, shkruan CNN. 

Tërmeti është një nga më të fortët që ka goditur Turqinë në më shumë se 100 vjet dhe shkaktoi lëkundje në të gjithë rajonin, duke shembur ndërtesa dhe duke i bërë banorët të vrapojnë në rrugë.

Më shumë se 1,700 ndërtesa u dëmtuan në 10 qytete turke, tha zëvendëspresidenti turk. /Albeu.com/


Shtuar 6.02.2023 09:34