Qëndrimi për disa minuta sa për të konsumuar ushqim pranë kompanisë së Agron Kapllanajt, është bërë shkak nisjes e konfliktit fizik mes agjetëve të BKH-së dhe forcës operacionale dhe njerëzve të Agron Kaplljanat.
Gazetari i Ora News Edison Vatnikaj, ka mësuar se ka qene ora 18:00 ku punonjësit e policisë dhe BKH ka qëndruar ne aksin rrugore Fier Patos, ku pas disa minuta i është afruar një person rreth moshës 30 vjeç, duke fotografuar makinën e tyre ku i ka kërkuar llogari se për çfarë po qëndronin aty.
Për shkak të natyrës së shërbimit, nuk u janë prezantuar si punonjës të policisë, por i kanë thënë që kishin shkuar për të parë një tokë për zonjën që ka ardhur nga Italia dhe janë duke parë pozicionin e tokës dhe hyrje daljen në rrugën kryesore, pasi u nevojitej për biznes.
Pasi nuk janë marr veshme njeri-tjetrin, punonjësit e policisë dhe agjentët e BKH janë larguar për në drejtim të qytetit të Fierit, ku sërish aty kanë ndaluar.
Rreth orës 19:25, punojësit e policisë duke qëndruar në automjet, u afrohet një makinë. Në këtë moment zbret një person i moshës 30-vjeç dhe u drejtohet punonjësve me fjalët “zbrit pak në tokë, dil nga makina”, duke i thënë “hajde zbrit”.
Sipas gazetarit Vatnikaj, një prej punonjësve është drejtuar me fjalet; “nuk është nevoja të bëni asnjë veprim, pasi jemi punonjës të policisë dhe kemi punën tonë, nuk kemi punë me ju”. Në këto momente ky shtetas i është drejtuar me fjalët; “policia jemi vetë dhe nuk q… për njeri”.
Në kto çaste janë afruar dhe dy automjete të tjera dhe disa persona kanë filluar ta godasin fizikisht me grushta dhe shkelma, duke e kërcënuar dhe ofenduar punonjësit e policisë.
Njeri prej tyre ka bërtitur duke thene “jam policia”, por këta shtetas ofendonin me fjalë fyese”nuk q…për njeri, policia jemi vetë, ju q…robt”.
Sapo nisi perleshja ka dalë oficerja e BKH-së duke iu prezantuar me zë të lartë”jemi SPAK-u”, si dhe shefi i operacionales V. L i cili ka thirrur me ze të lartë por veprimet e dhunshme nuk janë ndalur.
Në këtë moment, tensioni dhe pas prezantimit me zë të lartë oficeri i operacionales, ka nxjerr armën e zjarrit duke u thënë ndal policia.
Pas kësaj janë afruar shërbimet e tjera të policisë, ku kanë neutralizuar situatën duke shoqëruar disa nga personat e përfshirë.