Fjala e kryeministrit, Edi Rama në konferencën e përbashkët nga Turqia, me presidentin, Tayip Erdogan ka nisur me batutash.
Kreu i qeverisë vuri theksin te tre momente, ku Turqia ka dhënë ndihmë për popullin shqiptar, duke nënvizuar rastin e tërmetit dhe atë të pandemisë. Rama shtoi se populli shqiptar është mirënjohës ndaj ndihmës së vazhdueshme të Turqisë.
“Shumë faleminderit për fjalët e ngrohta të një miqësie të posaçme, por e kam të pamundur të mos bëj një sqarim, zoti president unë nuk mundet të mos bëj një sqarim që ne nuk kemi vënë një bast për spitalet, sepse bastet në Turqi janë të ndaluara me ligj, kurse në Shqipëri lejohen vetëm online, Unë e mbaj mend mirë që iu kam thënë se bast nuk vë dot, por ju e keni bastin me shqiotarët, se fjalën tuaj e dinë u tha u bë dhe ai spital ishte besoj investimi i parë publik në botë me 3 milionë supervizorë, ditë për ditë, ju e fituat bastin me shqiptarët. Unë dua t’iu falenderoj edhe publikisht për mikpritjen dhe dua të them ndoshta duke e përsëriotur. Por besoj që sa herë që flitet në këtë nviel për marrëdhënien me Turqinë, shquptarët, Shqipëria, Kosova nuk mund të harrojnë dot 3 gjëra që mbeten besoj unë në kujtesën tonë kombëtare për sot edhe për nesër.
E para falë jushe qeverisë tuaj Kosova u njoh si republikë e pavarur pak minuta pasi parlamenti i saj shpalli pavarësinë, e dyta kur Shqipëria u godit nga një tërmet me pasoja të rënda, ishit i pari që komunikuat me mua më thatë që sa të jetë Turqia, Shqipëria nuk do jetë kurrë vetëm dhe ndërmorët iniciativën publike për ndërtimin e menjëhershëm të 500 apartamentëve të reja dhe e treta kur populli shqiptar bashkë me popuj të tjerë të Ballkanit Perëndimor u ndjenë si peshku pa ujë kur bota u godit nga coronavirus dhe teksa shikonim nëpër ekranet e televizione europiane fillimin e vaksinimit në Europë, nëse sdo ishte Turqia e ju personalisht, kushedi se sa njerëz do kishin humbur jetën”, tha ai.
Më herët, dy liderët firmosën disa marrëveshje në fushën ekonomike, atë të turizmit dhe komunikimit./albeu.com