“Jemi më të mirët” Klodiana Lala zbulon çfarë u tha sot në KLP: Ka plasur krenaria

Gazetarja investigative Klodiana Lala ka zbardhur disa detaje të tjera në lidhje me raportimin që bëri sot në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, kreu i SPAK, Arben Kraja.

Gazetarja ironizon duke thënë se në KLP ka plasur krenari dhe se Kraja ka thënë se SPAK është më i miri dhe duhet të jemi krenarë për të. Madje thekson dhe ndërhyrjen e Nurihan Seitajt i cili i thotë Krajës së nuk duhet të mbivlerësojë veten.

Këtë nivel diskutimi Lala e përshkruan me shprehjen “të qesh apo të qaj”./albeu.com

“Ka plas krenaria ne KLP.

“Jemi me te miret”, thote kreu i SPAK.

Nurihan Seitaj rrebelohet: Ka plot magjistrate te mire, si mund te mbivleresoni vete ?

Kraja: Duhet te jeni krenar per ne

Te qesh apo te qaj”, shkruan Lala./albeu.com

Shtuar 12.05.2022 12:21