Agjencia e Kombeve të Bashkuara për emigrantët, UNCHR ka reaguar për incidentin që ndodhi në Kanalin Anglez në orët e para të mëngjesit.
“UNHCR është jashtëzakonisht e shqetësuar për raportet e një incidenti që përfshin një varkë të vogël që bartte rreth 30 persona në Kanal herët këtë mëngjes. Ne po kërkojmë informacione të mëtejshme nga autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar në këtë fazë”, tha agjencia e OKB-së në Twitter.
Ngjarja e rëndë mendohet të ketë ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjsit, kur janë dhënë raportet e para për një varkë të dëmtuar.
Dyshimet e para janë se të paktën 30 persona kanë humbur jetën, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë me ndihmën e helikopterëve.
Qeveria britanike ka reaguar duke thënë se është në dijeni për incidentin dhe se agjencitë përkatëse po japin ndihmën e nevojshme.