Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Malit të Zi Dritan Abazoviç kanë mbërritur paraditen e sotme në Kiev, ku do të takohen më presidentin Zelensky.
Më të zbarkuar në Kiev, kryeministrat janë shoqëruar nga forca të shumta të ushtrisë dhe kanë nisur kqyerjen e zonave të shkatërruara si pasojë e luftës me Rusinë.
Kryeministri i Malit të Zi është futur live në Facobook, teksa ishte duke vizituar me Ramën zonën e Borodjankës pranë kryeqytetit të Kievit që është shkatërruar totalisht si pasojë e bombardimeve ruse.
“Jemi dëshmitarë të ferri të shkatërrimit të luftës”, shkruan Abazovic në Facebook./albeu.com