“Jemi 7,600 vetë”, Berisha: Kuvendi i 11 dhjetorit te stadiumi “Air Albania”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se për shkak të numri të madh të firmëtarëve, Kuvendi i 11 dhjetorit do të mblidhet te stadiumi “Air Albania”.

“Demokratët janë në këmbë më të fuqishëm se kurrë. Më 11 dhjetor në Kuvend do të përcaktojmë ditën e madhe të protestës kombëtare në të cilën ne do të shpallim kërkesat tona gjer në fitoren e plotë. Më 11 dhjetor ne së bashku do të votojmë një statut me të cilin kemi një qëllim themelor të rikthejmë pushtetin tuaj dhe votën e lirë.

Partia Socialiste nga viti 2009 nuk ka zgjedhje të brendshme, ndërsa Presidenti i SHBA po kandidoi për së dyti shkon edhe një herë në zgjedhje në partinë e tij, pranon edhe rivalë në partinë e tij , pavarësisht se ka qeverisur 4 vite. Kurse kreu i meduzës në Shqipëri nuk pranon asnjë lloj votimin asnjë lloj rivali apo komenti. Ministrat e marrin vesh nga mediat kur emërohen ministra.

Për mua dhe për ju ku do të mblidhemi 7 mijë e 600 vetë. I vetmi vend ku mund të mblidhemi për të treguar se jemi serioz me numrin e të gjitha është stadiumi “Air Albania” por motin nuk e dimë.  Partia kryesore në Gjermania e ka Kuvendin me 930 delegatë, kurse “peng” Basha na e bëri kuvendin 7600 delegatë që mos dijë kush që ku fillon dhe ku mbaron, mos merret vesh kush voton kush nuk voton , kurse disa në sallë disa në lulishte por mbi të gjitha ai vendosi në PD një kryesi të emëruar prej tij ata në shkelje flagrante të parimeve të saj 60% është emëruar nga kryetari, de fakto është e paligjshme në parim por edhe në forum”, tha Berisha./albeu.com